Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vetme të NATO-s që mbështesin publikisht ofensivën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

18/03/2026 20:58

Konflikti në Lindjen e Mesme vuri në dukje edhe një herë ndasitë brenda NATO-s, veçanërisht mes SHBA dhe vendeve të mëdha europiane.

Shqipëria rezulton ndër 5 vendet anëtare që kanë dalë hapur në mbështetje të operacioneve ushtarake që amerikanët dhe Izraeli po kryejnë prej tre javësh kundër Iranit.

Revista “Forbes” ka listuar edhe Kosovën mes mbështetësve të SHBA, për faktin që NATO ka baza ushtarake aty. Në artikull theksohet se qëndrimi i Tiranës zyrtare përforcon linjën e saj tradicionale pro aleancës. Kryeministri Edi Rama e lidhi këtë qëndrim me konfliktet e mëparshme me Iranin, duke e paraqitur Shqipërinë si një aleat të fortë të SHBA-së.

Në vitin 2022, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin pas një sulmi të rëndë kibernetik ndaj infrastrukturës shtetërore.

“Forbes” thekson se përveç tre vende të Ballkanit: Shqipëria, Kosova dhe Maqdonia e Veriut, Trump ka marrë mbështetje publike edhe nga Republika Çeke, Lituania dhe Letonia. Por vetëm kaq.

Kjo është arsyeja se përse Presidenti amerikan Donald Trump ka qenë vazhdimisht kritik ndaj një pjese të madhe të aleatëve që kanë vendosur të qëndrojnë jashtë përshkallëzimit ushtarak dhe nuk ka kursyer as aleatin e hershëm siç është Mbretëria e Bashkuar.

Ndërkohë, vende të tjera si Danimarka, Finlanda dhe Luksemburgu kanë mbajtur një qëndrim neutral.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB