Kur gastronomia bëhet eksperiencë: Chef Julian Zguro dhe darka speciale e organizuar nga IQOS në Tribe

18/03/2026 15:03

Një darkë e veçantë gastronomike u organizua në Tribe Restaurant, ku IQOS në bashkëpunim me chef Julian Zguro sollën një eksperiencë të konceptuar për të eksploruar lidhjen mes shijes dhe aromës.

Eventi mblodhi një numër të kufizuar të ftuarish të rritur nga komuniteti IQOS për një darkë intime, ku çdo element ishte menduar për të krijuar një përvojë të ndryshme nga një darkë tradicionale restoranti.

Chef Julian Zguro përgatiti një menu të personalizuar për këtë mbrëmje, duke sjellë një seri pjatash të ndërtuara mbi balancën mes aromave dhe shijeve.

Gjatë darkës, shefi iu bashkua të ftuarve për të prezantuar personalisht krijimet e tij, duke ndarë detaje mbi përbërësit, teknikën dhe frymëzimin pas secilës pjatë.

Mbrëmja u zhvillua në një format interaktiv, ku bisedat rreth tavolinës u drejtuan nga heads of the table, duke e kthyer darkën në një moment diskutimi dhe ndërveprimi mes të ftuarve.

Përvoja u pasurua edhe me elementë artistikë. Një performancë kërcimi surprizoi pjesëmarrësit dhe shtoi një dimension kulturor në rrjedhën e mbrëmjes.

Në përfundim të eventit, të ftuarit morën një libër gatimi të krijuar nga chef Julian Zguro, i cili përmbante recetat e përgatitura për këtë darkë të veçantë.

Evente të tilla tregojnë se gastronomia moderne po shkon përtej konceptit tradicional të restorantit, duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një eksperiencë që ndërthur shijen, artin dhe ndërveprimin social.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel