Liga e Kampioneve/ Përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë, kalon Reali, PSG ia bën 8-2 Chelsea-it
E këndonin Oasis, u bë slogani i fitores së Topit të Artë nga Rodri; Vinicius Junior nuk e ka harruar koreografinë që tifozët e Manchester City i dedikuan në 2024, kur mesfushori spanjoll u shpall futbollisti më i mirë në botë duke lënë pas pikërisht brazilianin.
Një verdikt që nuk u kapërdi aspak nga Vinicius, por as nga Reali i Madridit që vendosi të bojkotojë ceremoninë e trofeut në shenjë proteste. Dhe atëherë tifozët e Citizens në rastin më të parë përfituan për të thumbuar sulmuesin e Los Blancos. ‘Stop crying your heart out’ (që përkthehet: pusho së qari me gjithë zemër)lexohej në parrullën gjigante me imazhin e Rodrit që puthte Topin e Artë.
Një provokim që Vinicius nuk e ka harruar. Sulmuesi brazilian pasi shënoi golin e avantazhit për Realin e Madridit duke blinduar kualifikimin e skuadrës së tij në fillim i bëri të heshtin tifozët e City dhe më pas imitoi gjestin e lotëve. Një skenë që u përsërit edhe në pjesën e dytë kur Vinicius shënoi një tjetër gol që më pas u anulua për pozicion jashtë loje; braziliani më pas me një lloj provokimi u tregoi emrin anglezëve. Një sjellje kjo që solli edhe reagimin e Donnarummës.
Festa dygolëshit vetëm sa u shty për pak minuta më vonë, por në atë rast festimi nuk ishte provokues. Me këtë dygolësh, Vinicius shkon në 4 gola dhe 5 asist në 12 ndeshje kundër Guardiolës dhe futbollistëve të tij. Ndoshta thumbimi i tij, nuk ishte zgjedhja më e mirë’.
Top Channel