LIVE/ Izraeli vret ministrin iranian të Inteligjencës, SHBA tenton të sigurojë Hormuzin. Irani godet Katarin, në flakë impianti më i madh i gazit në botë
Situata në Gjirin Persik po bëhet çdo ditë më e tensionuar pas valës së fundit të arrestimeve dhe akuzave për spiunazh.
Autoritetet iraniane raportojnë mbi 500 arrestime që nga fillimi i konfliktit, ndërkohë që masat e rrepta po ndjekin çdo lëvizje të dyshuar brenda dhe jashtë vendit.
Ngjarja më e rëndë u shënua me varjen e një shtetasi suedez, i cili u akuzua për përfshirje në veprime që, sipas prokurorit, mbështesin kundërshtarët e regjimit, shkruan Corriere della Sera.
Një pjesë e madhe e arrestimeve u kryen në Gjirin Persik, ku dhjetëra persona, përfshirë edhe turistë që filmonin dronë, u ndaluan dhe u akuzuan për “bashkëpunim me armikun”.
Babak, 42 vjeç, një banor persian në Dubai, tregon për frikën që jeton çdo ditë: “Jam i shqetësuar për nënën dhe vëllezërit e mi në Iran, ndërsa këtu fqinjët më shikojnë me dyshim dhe qeveria shqyrton asetet tona. Nuk e kisha menduar kurrë se do të gjendesha në një situatë të tillë,” thotë ai.
Shumë iranianë që jetojnë dhe punojnë në Dubai ndihen të izoluar. Dronët fluturojnë mbi qytet, dhe çdo hap mund të jetë i vëzhguar. Telefonatat me Iranin janë të pamundura dhe lajmet për familjarët vijnë me vonesë ose nuk vijnë fare. “Shoh çdo imazh të mundshëm, çdo raport. Frika për hakmarrje është e madhe – një regjim në dëshpërim është i aftë për gjithçka,” shton Babak.
Top Channel