Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në “Anfield”, duke mundur me rezultatin 4-0 Galatasarayn dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të një jave më parë në Stamboll.

Sfida nisi në mënyrën më të mirë për “Reds”, të cilët kaluan në avantazh me anë të Szoboszlait në minutën e 25’ të takimit.

Në fundin e pjesës së parë, Salah kishte rastin të dyfishonte shifrat, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, ekipi i Slot vendosi çdo gjë në vijë. Në minutën e 52’, Ektike shënoi golin e dytë dhe pas një minute, Gravenberch të tretin.

Kishte festë edhe për Salah, i cili shënoi golin e katërt në minutën e 62’ të sfidës.

Kështu, Liverpool avancon drejt çerekfinales së Championsit, aty ku e pret kampioni në fuqi, PSG.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB