Përcaktohen edhe katër çerekfinalistet e fundit, Liga e Kampioneve tashmë merr formë, përballjet ardhshme dhe kur luhen ndeshjet
Nuk ishin plotësuar as 20 minuta lojë nga pjesa e dytë në ndeshjen me Newcastle kur Barcelona e pa veten në kryesimin 6-2. Dhe në këtë moment dy golat e fundit ishin të Robert Lewandowskit. I pari u shënua pas ekzekutimit të një goditje këndi, i dyti erdhi pas një asisti të Yamal.
Me këto 2 gola Lewandowski shkon në kuotën e 4 golave në këtë sezon në Ligën e Kampioneve dhe në 16 në total në të gjitha kompeticionet duke barazuar shokun e tij të skuadrës, Ferran Torres. Por e dhëna që bie më shumë në sy në karrierën profesionale të Lewandowskit, është se polaku është lojtari që ka shënuar ndaj më shumë skuadrave në historinë e Ligës së Kampioneve duke kaluar një legjendë të futbollit botëror, Lionel Messi dhe të mendosh që Lewandowski në moshën 37 vjeç.
Lewandowski, në këtë mënyrë iu ka shënuar 41 skuadrave të ndryshme, 1 më shumë se Lionel Messi. Polaku e nisi këtë seri golash në Ligën e Kampioneve përpara 14 vitesh. Në 19 tetor të 2011, polaku shënoi golin e tij të parë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë, ndaj Olympiacos kur ishte pjesë e Borussia Dortmund, ndërkohë që në total Lewandowski është në kuotën e 107 golave.
Që nga ai gol ndaj Olympiacos, Lewandowski ka veshur edhe 2 fanela të tjera; atë të Bayernit të Mynihut dhe te Barcelonës dhe gjithnjë ka treguar se është një goleador i vërtetë. Në fakt me Bayernin e Mynihut, Lewandoëski u shpall shënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve në sezonin 2019/20 me 15 gola duke fituar edhe trofeun kontinental për klube.
Me Barcelonën në Champions League ka arritur në 23 gola, i katërti listën e goleadorëve më të mirë në historinë e klubit katalanas në këtë kompeticion; tre vendet e para mbahen nga Lionel Messi me 120 gola, Rivaldo dhe Luis Suarez me nga 25 gola secili.
Top Channel