Përcaktohen edhe katër çerekfinalistet e fundit, Liga e Kampioneve tashmë merr formë, përballjet ardhshme dhe kur luhen ndeshjet
Bayerni i Mynihut nuk e fali aspak Atalantën as në ndeshjen e dytë të raundit të 1/8 të finaleve duke e zyrtarizuar eliminimin e skuadrës së fundit italiane që kishte mbetur në Ligën e Kampioneve.
Në “Allianz Stadium”, skuadra e Kompany që vinte pas fitores 6-1 ndeshjen e parë në Bergamo, fitoi sërish këtë radhë 4-1. Atalanta nuk kishte në dispozicion në këtë ndeshje Berat Gjimshitin për shkak të një problemi fizik.
Bavarezët në minutën e 25 zhbllokoi rezultatin me Harry Kane që ekzekutoi saktë një 11-metërsh. Në pjesën e dytë Bayerni shënoi edhe dy herë të tjera, sërish me Harry Kane në minutën e 54’ dhe 2 minuta me vonë me Lennart Karl e çoi rezultatin 3-0.
Në minutën e 70’ Luis Diaz plotësoi pokerin e golave për Bayernin e Mynihut, ndërkohë që Atalanta shënoi golin e nderit me Samardzic për rezultatin 4-1 për skuadrën bavareze që në çerekfinale do të luajnë me Realin e Madridit.
Top Channel