‘Luan gjithnjë vetëm’/Leao shfryn kundër Pulisic dhe Allegri i jep të drejtë
Cremonese ka vendosur të ndryshojë trajner pas një serie negative prej 15 ndeshjesh pa fitore. Pas humbjes së rëndë 1-4 ndaj Fiorentina, drejtuesit shkarkuan trajnerin Davide Nicola.
Skuadra ndodhet në vendin e tretë nga fundi dhe është tre pikë larg zonës së shpëtimit, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.
Në vend të tij është emëruar Marco Giampaolo, i cili ka firmosur kontratë deri në qershor 2027. Trajneri me eksperiencë në Serie A rikthehet te Cremonese pas aventurës së sezonit 2014/15, kur arriti ta ngjisë ekipin nga fundi i tabelës në vendin e tetë.
Giampaolo, i njohur si “Maestro”, vjen me synimin për të përsëritur suksesin e fundit me Lecce, ku arriti të siguronte mbijetesën në elitë sezonin e kaluar.
Ndërkohë, Nicola falënderoi klubin dhe tifozët në një mesazh lamtumire, duke theksuar se besonte se skuadra mund të arrinte objektivin e qëndrimit në Serie A.
Top Channel