Juventus dhe Milan kërkojnë Lewandowskin, presidenti i Barcelonës: Gati të blejmë një tjetër sulmues
‘Na fal, Tommy, të presim në Zini’. Tommy është një tifoz i vogël i Fiorentinës që nga Lodi shkoi në Cremona për të mbështetur skuadrën e tij të zemrës dhe me vete kishte marrë një karton ku shkruhej: ‘Tani te ëndrrat besoj më fort, Tommy’ të cilin punonjësi i sigurisë në stadium ia bllokoi në hyrje të impiantit të Cremoneses.
Nga këtu nisi një zhurmë e madhe në rrjetet sociale ku u shfaq solidariteti për vogëlushin tifoz dhe një ditë më pas erdhi edhe ndjesa publike nga ana e klubit të Cremoneses.
‘Në lidhje me episodin që përfshiu tifozin e vogël të fiorentinës, Tommaso të cilit nuk iu lejua të mbajë kartonin e tij në tribunë për ndeshjen me Fiorentinën, U.S Cremonese, pasi konstatoi faktet dënoi gabimin e bërë për shkak të zellit të madh të personelit të shërbimit në Zini-lexohet në komunikatë-klubi grikuq dëshiron t’i kërkojë ndjesë Tommy dhe familjes së tij për atë çfarë ndodhi. Tommy do të jetë gjithnjë i mirëpritur në stadiumin tonë’.
Top Channel