Izraeli njofton vrasjen e Sekretarit të Këshillit suprem të Iranit, Ali Larijani
Izraeli ka vënë në shënjestër Ali Larixhanin, një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë në Iran, gjatë një sulmi ajror të kryer në Teheran mbrëmjen e së hënës.
Lajmi bëhet i ditur nga një burim izraelit, sipas të cilit ushtria është ende në pritje të vlerësimit të dëmeve për të konfirmuar nëse Larixhani është vrarë apo jo.
Të martën në mëngjes, shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, gjeneral-lejtnant Ejall Zamir, deklaroi se janë arritur “rezultate të rëndësishme” gjatë operacioneve në Iran.
Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, sulmet u zhvilluan njëkohësisht në disa qytete, përfshirë Teheranin, Shirazin dhe Tabrizin, duke synuar kryesisht objekte të prodhimit të raketave dhe qendra komanduese. Zyrtarisht nuk është konfirmuar se Larixhani ishte objektiv i drejtpërdrejtë.
Autoritetet izraelite theksuan se operacionet kanë për qëllim dobësimin e kapaciteteve ushtarake dhe industriale të Iranit, si dhe goditjen e strukturave të lidhura me Gardën Revolucionare.
Burime të njëjta bëjnë me dije se disa ditë më parë, Izraeli ka ndërmarrë një tjetër sulm, duke shënjestruar drejtues të Xhihadit Islamik Palestinez, një grup i mbështetur nga Irani në Gaza.
Top Channel