Nga polemikat në San Siro, të kartoni i kuq aq shumë i diskuaruar i Wesley në Como-Roma. Raundi i fundjavës që kaloi në Serie A kishte shumë episode kontroversë. Dino Tommasi, anëtar i komisionit arbitrar i analizoi në Open VAR dhe fillimisht ai foli për kontaktin mes Sulemana dhe Dumfries.

‘Nuk ka shtyrje, dora sapo e ka prekur, edhe në kontaktin poshtë nuk ka asnjë lloj faulli, ndërsa kontakti në rënie e sipër nuk është për faull-tha Tommasi-vendimi i dhënë në fushën e lojës ishte korrekt dhe e analizuar mirë në sallën VAR ku janë vlerësuar të gjitha hipotezat’

Krejt ndryshe ishte opinioni i Tommasit në lidhje me penalltinë e mundshme pas episodit të ndërhyrjes së Scalvinit ndaj Frattesit.

‘Salla VAR e konfirmoi shpejt të vlefshme zgjedhjen e arbitrit-shtoi Tommasi-Frattesi i paraprin Scalvinit, kishte mundësinë të luante topin dhe pëson një goditje; kjo është penallti. Kemi pasur raste të tjera të ngjashme. Nëse Manganiello e kishte të bllokuar imazhin nga trupat dhe nuk arriti të vlerësojë kontaktin, VAR duhej të ndërhynte dhe ta thërriste atë për verifikim në monitor’

Kartoni i kuq i Wesley-Për drejtuesit e arbitrave, në rastin e ndëshkimit me karton të kuq të Wesley në ndeshjen Como-Roma, vendimi i marrë ishte i drejtë.

‘VAR dhe AVAR menjëherë kërkuan të verifikojnë nëse ka ndonjë ngatërrim personi-shtoi Tommasi-kontakti është mes gjurit të Wesley dhe këmbës së djathtë te Diao kështu konfirmohet zgjedhja e Massa. Në momentin kur arbitri fërshëllen është automatikisht karton i verdhë sepse nëse ai e konsideron ndërhyrjen si faull, kartoni i dytë i verdhë është korrekt dhe nga fusha, duke parë dinamikën, është një zgjedhje që qëndron’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB