Faza e ‘Final Four’ në Kategorinë Superiore, përcaktohet kalendari, ku dhe kur do tw luhen ndeshjet
Llogaritë nuk dalin dhe nuk është vetëm çështje goli. Rafael Leao nuk kanë qenë kurrë kaq të distancuar sa tani, as në ditët e rinovimit të vështirë me frikën e humbjes së tij me parametra zero.
Çështja është një tjetër; askush nuk e vë në dyshim trajnerin e futbollistit, por Leao nuk është konstant jo vetëm brenda një kampionati, por shpesh edhe brenda ndeshjeve duke shfaqur një sjellje që Allegrit dhe drejtuesve të klubit nuk i pëlqen
Pika e fundit që theu vazon, ishte Olimpico me daljen e ngadaltë nga fusha ndërsa Milan duhejt të rikuperonte golin e disavantazhin dhe lëvizja e buzëve të Igli Tares në Tribunë duke e spostuar trajektoren e një futbollisti që duhej të ishte pika e referimit të skuadrës për 5-6 vitet e ardhshme dhe që tani do të dalë në merkaton e transferime si gjithë të tjerët. Pra, Leao do të lërë Milanin në verën e ardhshme? Përgjigjja do të jetë po dhe jo. Në kuptimin se klubi kuqezi nuk do ta largojë atë pa trishtim dhe sidomos nuk do ta largojë atë pa marrë ofertën e përshtatshme.
Por sa duhet të jetë kjo ofertë? Leao ka një klauzolë të zgjidhjes së kontratës prej 170 milionë eurosh, një shifër që nuk afrohes dhe nuk është as në proporcion me vlerën aktuale të portugezit. Nëntë golat e tij nuk janë CV e një sulmuesi top, gjë që e redukton shumë mundësinë që dikush të paraqitet në dyert e Milanit me një çek domëthenës. Milani do të studiojë ofertat e mundshme që thuajse me siguri do të jenë nga Premier League apo Arabia Saudite, por duket se është gati të kënaqet me 80 milionë euro për të
Sigurisht, misioni qendërsulmues, dështoi të paktën për faktin që nuk ishte gradual, por vazhdon rritja e tij karakteriale. Leao mbetet ai që është, një talent pak i çmendur që ndizet dhe shuhet, që ndonjëherë të dhuron fitore, herë të tjera të lë praktikisht me 10 lojtarë duke bërë një paraqitje të dobët dhe me një sjellje jo të përshtatshme. E gjithë kjo kur vetë Leao në rrjetet sociale lëshon sfidën, vetes së tij apo dikujt tjetër, kjo nuk është e lehtë të kuptohet.
Top Channel