“Do goditet kushdo që është kërcënim për vendin”/ IDF kërcënon Mojtaba Khamenein: Ne do të vazhdojmë të…
Moska po përballet me një ndërprerje totale të internetit celular, një vendim i papritur dhe i panjoftuar, që autoritetet ruse e justifikojnë me “arsye sigurie” të paspecifikuara.
Ky bllokim prek mbi 13 milionë banorë dhe ka paralizuar funksionimin normal të kryeqytetit rus.
Vendimi vjen pas një serie masash graduale që nga vera e kaluar, Kremlini ka kufizuar lidhjet me aplikacione të mesazheve si WhatsApp dhe Telegram, si dhe platforma të mediave sociale si YouTube. Bllokimi i Telegramit ka krijuar probleme edhe për ushtarët rusë në frontin ukrainas, të cilët përdornin platformën për të komunikuar.
Në vend të internetit të hapur, pushteti politik ka promovuar rrjetin shtetëror të mesazheve dhe mediave sociale, Max, i kontrolluar nga figura të afërta me Putinin, përfshirë bankierin personal Stepan Kovalchuk, Vladimir Kyriyenko dhe Mikhail Shelomov.
Sipas raportimeve, mediat thonë se ai duket se është frikësuar nga mënyra se si izraelitët dhe amerikanët shfrytëzuan rrjetin lokal celular të Teheranit për të vrarë udhëheqës si Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei dhe Sekretari i Këshillit të Sigurisë Ali Larijani , pasi gjurmuan lëvizjet e tyre.
Efektet e ndërprerjes janë të dukshme: pa lidhje celular, qytetarët nuk mund të përdorin pagesa me kartë ose aplikacione, të thërrasin taksi ose shërbime shpërndarjeje, ose të aksesojnë faqe interneti dhe shërbime mesazhesh. Ekspertët parashikojnë humbje ekonomike që mund të kalojnë qindra miliona euro, ndërsa qytetarët janë ‘thjesht të ftuar të durojnë situatën në emër të “sigurisë”’.
Analistët thonë se vendimi reflekton frikën e Putinit pas ngjarjeve në Lindjen e Mesme dhe Teheran, ku përdorimi i rrjeteve celulare ka lejuar sulme ndaj udhëheqësve iranianë.
Platforma Max dhe bllokimi i internetit privat shërbejnë gjithashtu për të konsoliduar kontrollin e Putinit dhe të rrethit të tij oligarkik, ndërsa qytetarët dhe bizneset mbeten peng i politikave autoritare.
Top Channel