“Përplasja” Miri-Artan dhe ndërhyrja e Selin, Rogerti: Po shtrojnë ‘fushën’ që të luajnë bashkë
Pas përjashtimit të Gretës nga BBV, Selin është përplasur me banorët gjatë Prime-it të sotëm.
Juela e ka akuzuar Selin se përjashtimi i Gretës erdhi prej saj. Nga ana tjetër Selin është shprehur se keqardhja e vetme që ka në raport me Gretën është pse nuk e dëgjoi për këshillat në lidhje me raportin me Mirin.
Pjesë nga debati:
Juela: Situata që ka ndodhur të shtunën më ka lënë shumë hidhërim dhe trishtim, por mund të them se ka qenë një situatë që më ka vënë në një siklet të paparë. Kurrë nuk e kisha imagjinuar që ndonjë person do përdorte ato fjalë.
Ajo vajzë ka hyrë me mashtrim, Selin e ka përdorur kunatën e vet. Nuk kanë ardhur kurrë te unë për të marrë mendimin tim. Raporti që kishin kunatat nuk kuptohej: a janë kunata, mike, armike apo kundërshtare? Kanë qenë të paqëndrueshme.
Selin është thjesht pak më përdoruese. Selin këtu është një person që ka përdorur çdo njeri, nga Miri tek kunata e saj, deri tek Gimbo, që e përdori për dasmën.
Selin: Hipokrizia e Juelës ka kaluar në stratosferë. Këtu në Big Brother ekziston një manual sesi njerëzit duhet të shprehin emocionet, dhe këtë e ka shpikur Juela. Duhej të qaja me “oi” unë, sepse doli Greta. Unë kam thënë që nuk mbrohet e pambrojtura, edhe kur kam folur me Gretën, i jam lutur për mënyrën sesi shprehet. Shqipja e saj nuk është më perfektja e mundshme.
Unë kam mundur të tregohem sa më e vërtetë. Sa për Brikenën, që pretendon se ka gjithmonë të drejtë, personi i parë që ka reaguar kam qenë unë në dhomë, kur i thashë Gretës “boll me fjalët”. Keqardhja e vetme që kam është fakti që nuk e kam besuar për raportin me Mirin, që ishte këmbëngulëse se duhej të ndaheshim. Ne nuk kemi karaktere të ngjashme.
Rogerti: Greta është faj i Selin, sepse Selin nuk e ka mbajtur njëherë si shoqe. Ajo nuk mundej të shpërthente ndryshe. E ka përdorur si të donte, sidomos kundër Mirit dhe meje.
Selin: Ma thuaj me fakte se si e kam përdorur.
Rogerti: Selin është manipulatore, duhet të mbash përgjegjësi për largimin e saj.
Selin: Me fakte, o njeri i ofendimeve!
Miri: Ato të dyja nuk kanë pasur një marrëdhënie koherente më parë. Kur Greta thurte plane për Selinin, ato ziheshin në Prime dhe më pas flinin bashkë sikur s’kishte ndodhur asgjë. Selin është përgjegjëse për daljen e saj.
Top Channel