“Nuk luajmë në SHBA”/ Irani kërcënon sërish për pjesëmarrjen në Botëror, Italia nuk është ajo që përfiton
Pas anulimit përfundimtar të ‘Finalissima’ me Spanjën që ishte parashikuar të luhej në 27 mars në Katar, Federata Argjentinase e Futbollit nisi punën për të gjetur një kundërshtar tjetër për skuadrën ‘Albiceleste’ dhe në fakt e gjeti.
Argjentina, kampione e botës në fuqi do të luajë në 31 mars një miqësore me Guatemalën. Federata Argjentinase e Futbollit konfirmoi gjithçka përmes një komunikate të shkurtër ku shtonte se në ditët në vazhdim do të publikonte programin e punës, listën e futbollistëve të grumbulluar dhe stadiumin ku do të luhet kjo ndeshje miqësore.
Pas diskutimeve të gjata mes UEFA, autoriteteve organizative të Katarit dhe Federatave argjentinase dhe spanjolle, 2 ditë përpara u bë e ditur se Finalissima mes skuadrës fituese të Euro 2024 dhe kampiones së Copa America 2024 nuk do të zhvillohet për shkak të konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme.
#SelecciónMayor ¡Nos vemos en Argentina! 🇦🇷
La Albiceleste jugará un partido amistoso el martes 31 de marzo ante #Guatemala 🇬🇹
📝 https://t.co/NB3d3Q2QVy pic.twitter.com/M0abzWG3OZ
— 🇦🇷 Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) March 17, 2026
Top Channel