Euro 2032/Federata Italiane kërkon 5 stadiume, qytetet që mund të presin eventin 17/03 13:06
Futbollisti i Romës, Neil El Aynaoui përjetoi një natë terrori në banesë bashkë me familjen e tij.
Një bandë me 6 persona të veshur me të zeza, të armatosur me pistoleta dhe me fytyra të mbuluara, hynë në banesën e futbollistit në zonën e Castel Fusanos shkulën kangjellën dhe u futën përmes dritares së sallonit.
Banda fillimisht mbyllën në një dhomë futbollistin, nënën, partneren dhe vëllanë e futbollistit, i cili ishte së bashku me partneren e tij. 6 personat vodhën bizhuteri me vlerë rreth 10 mijë euro, një ore Rolex dhe disa çanta të markave të njohura.
Policia shkoi në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ngjarjen tronditëse.
Top Channel