Luciano Spalletti dhe Juventus kanë arritur një marreveshje për rinovim një vjeçar me opsion deri në 2028, një formulë që u kërkua nga vetë trajneri për të garantuar rezultate të menjëhershme pa u lidhur me klubin për një afat të gjatë.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ‘Tuttosport’ sipas së cilës zgjedhja për një kontratë të shkurtër lind nga vullneti i vetë Spallettit për të mos qenë një barrë financiare, por duke pretenduar që të jetë në mënyrë aboslute në qendër për zgjedhjet e merkatos për të synuar titullin e Serie A që në sezonin e ardhshëm.

Thelbesore për mbylljen me sukses të bisedimeve ishte ‘po-ja’ e senatorëve të skuadrës; grupi fillimisht ishte i ndarë dhe i tunduar nga një profil si Palladino, por Spalletti i fitoi me klimën e harmonisë dhe inovacionet taktike që solli në Continassa dhe që rigjeneruan emra si Locatelli dhe favorizuab rinovimet e McKennie dhe Vlahovic.

Spalletti që është i lumtur në Torino dhe që nuk ka ndërmend t’iu përgjigjet telefonatave të tjera,, synon që në një kohë shumë të shkurtër të ndikojë në skuadër dhe të transformojë Juventusin në një makineri për titull, gati të konkurrojë menjëherë me klubet e mëdha të Serie A.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB