I dënuar me 7 vjet e gjysmë burg, Quincy Promes pranon se goditi kushëririn me thikë

17/03/2026 19:36

Quincy Promes është i përfshirë në një sërë procesesh gjyqësore dhe këtë të martë, sipas asaj që publikon ESPN, ish futbollisti holandez ndryshoi versionin e tij për një prej ngjarjeve ku është përfshirë.

Për herë të parë ish futbollisti i Ajax, Sevilla apo Spartak i Moskës, ka pranuar se ka goditur me thikë kushëririn e tij në një festë familjare, diçka për të cilën deri tani ka preferuar që të qëndrojë në heshtje

Sipas asaj që shpjegojnë avokatët e tij, Promes kërkon të ndërmarrë një tjetër strategji. Ish futbollisti veproi në një gjendje mendore konkrete dhe për vetëmbrojtje. Arsyeja e agresionit ishte një përplasje e fortë ku futbollisti(ende nuk ka hequr dorë nga karriera si profesionist) akuzoi kushëririn e tij se i vodhi bizhuteri familjare gjatë një feste familjare.

Arsyeja që Promes nuk e pranonte më parë fajin e tij ishte sepse e kishte humbur besimin te sistemi gjyqësor dhe shteti holandez nga i cili priste që ta ekstradonte nga Dubai ki ai ka nisur të kryejë dënimin e tij me burg. Në atë kohë për Promes kishte dalë një urdhër arresti si për këtë rast ashtu edhe për një çështje të trafikut të drogës ku akuzohet për pjesëmarrjen e transportit të 1300 kg kokainë.

Avokatët e Promes theksojnë se holandezi është marrë në pyetje për çështje që me të cilat nuk kishte asnjë lidhje dhe se ka mbetur i traumatizuar teksa dëgjonte të dënuarit te tjerë që torturoheshin

Për çështjen e goditjes me thikë, që tani ka një tjetër të dhënë, Promes po kryen dënimin me 1 vit e gjysmë muaj burg, ndërsa për trafikun e drogës ka një dënim me 6 vjet të tjerë burg. Promes ka nisur të zbatojë dënimin në qershor të 2025, por përpara pak muajsh kërkoi lirim me kusht për të kaluar Krishtlindjen me familjen dhe për t’u kujdesur për 5 fëmijës e tij, por kjo kërkesë iu refuzua. Sipas avokatëve, futbollisti është drejt falimentimit, pasi shpenzimet e tij i tejkalojnë të ardhurat dhe do të donte të kthehej të luante futboll për të paguar 5 pronat ku jetojnë fëmijët, ish bashkëshortja dhe nëna e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB