Gruaja u përplas për vdekje nga autoboti i ujit/ Bashkëshorti shkon në vendngjarje, shihet në lot
17/03/2026 12:28
Këto pamje të rënda janë nga aksidenti i ndodhur pak më parë në zonën e njohur si ish-ekspozita në Tiranë, ku autoboti i ujit përplasi për vdekje një grua.
Viktima po lëvizte me motomjet teksa u përplas dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes nga plagët e marra.
Pamjet prekëse tregojë bashkëshortin e të ndjerës, i cili mbërrin në vendin e ngjarjes dhe shihet në lot.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel