Euro 2032/Federata Italiane kërkon 5 stadiume, qytetet që mund të presin eventin

17/03/2026 13:06

Mendja është në fazën e playoffit të Botërorit ku Italia do të kërkojë që këtë radhë të jetë në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik, por FIGC po punon edhe për Evropianin e 2032, një kompeticion që do ta organizojë së bashku me Turqinë.

Brenda muajit tetor është parashikuar të bëhet zgjedhja e 5 stadiumeve italiane që do të presin ndeshjet e programuara për t’u luajtur në vendin e Apenineve. I vetmi qytet që është i sigurt se do të jetë protagonist është Torino, padyshim me Allianz Stadium. po kështu edhe Roma, që është mes Olimpicos për t’u modernizuar dhe stadiumit të ri në Pietralata.

Nuk do të jetë në listën që do t’i dorëzohet UEFA, nëse nuk do të ndodhë ndonjë surprizë e madhe, Stadiumi San Nicola i Barit. Sipas ‘La Gazzetta di Mezzogiorno’  eliminimi i këtij impianti duhet të konsiderohet i sigurt duke qenë se bashkia për momentin i konsideron të papërballueshme kostot për të ruajtur kandidaturën. Në fakt janë shumë, 30 milionë eurot e nevojshme për të modernizuar impiantin ku luan skuadra e Barit që është në luftë për mbijetesë në Serie B.

Përveç Barit, sipas kësaj të përditshmeje janë jashtë listës së kandidaturave edhe Napoli e Verona, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse Milano do të mund të hyjë në pesëshen e qyteteve të Euro 2032 nëse Milan dhe Interi do t’ia dalin të ndërtojnë stadiumin e ri në një afat kohor të shkurtër. Në garë vazhdojnë të jenë Genova, Firenze, ndërkohë që mbetet një e panjohur, Cagliari i cili po punon për të ndërtuar një stadium të ri që t’i dedikohet Gigi Rivas dhe me një kapacitet prej 30 mijë vendesh. Po fiton terren dhe kandidatura e Arechi të Salernos që ka një strukturë më të vogël dhe më të lehtë për t’u ristrukturuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB