“Çfarë ndodh me Mateon nëse ti del sot?”/ Brikena i përgjigjet ashpër banorëve: Unë dhe ai do ju nxjerrim jashtë së bashku

17/03/2026 18:07

Dy banorët në nominim, Gimbo dhe Brikena, janë pyetur nga banorët e tjerë gjatë një konferencë brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5, ku u përgjigjën për çdo pyetje që iu bë.

Brikena u pyeta nëse ajo do të lërë garën nga ky nominim, çfarë do të ndodhi me Mateon.

Ndërkohë Brikena shtoi se Mateo do t’i nxjerrë një nga një të gjithë banorët.

“Unë e kam thënë gjithmonë që raporti im me Mateon nuk ka të bëjë me lojën këtu brenda. Unë mendoj që Mateo si me mua, si pa mua, ai lojën e vet e ka shumë të fortë. Është person që i thotë gjërat në fytyrë.

Është person i cili ka argumente, edhe është person shumë i sinqertë. Kështu që unë besoj se pa marrë parasysh nëse jam apo nuk jam këtu brenda, Mateo mundet me iu nxjerrë jashtë një nga një të gjithëve. Ama mendoj se kemi me ju nxjerrë jashtë bashkë një nga një të gjithë”, tha Brikena.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB