Ëndrra norvegjeze e Bodo/Glimt përfundon në Lisbonë, Sportingu kalon pas përmbysjes së madhe
Në prag të ndeshjes së kthimit me Atalantën në Ligën e Kampioneve, Bayerni i Mynihut u përball me probleme me portën teksa një pjesë e mirë e tyre kanë pasur probleme fizike, ku i fundit në listë ishte Sven Ulreich.
Trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Vincent Kompany foli edhe për këtë temë teksa tha se nëse Urbig nuk do ia dalë mbanë, skuadra do të kërkojë një zgjidhje tjetër
‘Nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, Urbig do të jetë portieri titullar-tha Kompany-në rast të kundërt do të kërkojmë një zgjidhje tjetër. Nuk më habiti kthimi i Manuel Neuer në stërvitje, por jam i kënaqur që Jonas Urbig është sërish në fushën e lojës. Por vendimi do të jetë mjekësor’.
Urbig pësoi një dëmtim në kokë pas një përplasjeje me Krstovic në momentin e golit të Pasalic në fitoren 6-1 të bavarezëve në Bergamo. Nëse as ai nuk do të jetë në gjendje të zbresë në fushë, stafi teknik do t’i drejtohet 16 vjeçarit Jordan Prescott. Pavarësisht fitores së thellë në sfidën e parë, trajneri Kompany nuk e cilëson të sigurt kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.
‘Ndeshja e kthimit është akoma më e vështirë sepse duhet të ruajmë fokusin pikërisht te mbrëmja e nesërme, sfida e parë është mbyllur-shtoi Kompany-75 mijë persona vijnë në stadium për të na mbështetur, dua që të argëtohemi, por nuk ka asnjë arsye që ne të mos japim maksimumin. Jemi Bayerni i Mynihut dhe kemi punuar shumë për këtë ecuri në Ligën e Kampioneve. Nuk do të thotë se meqë fituam 6-1 në Bergamo, do të japim më pak në fushën e lojës; nuk vij të luaj miqësore’.
Top Channel