Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen: Ky hap u vendos që të sigurohet legjitimiteti i Qeverisë Ambasada amerikane në Prishtinë e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Europian për zbatimin e Ligjit për të Huajt.
Në një reagim për mediat në Kosovë, një zëdhënës i ambasadës theksoi megjithatë se çdo ndryshim që prek komunitetin serb duhet të bëhet në konsultim të ngushtë dhe me miratimin e tyre.
“Shtetet e Bashkuara e mirëpresin njoftimin për marrëveshjen e arritur lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt. Ne përgëzojmë angazhimin e palëve për këtë çështje, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të gjithë. Çdo ndryshim që prek komunitetin serb të Kosovës duhet të bëhet në konsultim të ngushtë dhe me miratimin e komunitetit serb të Kosovës,” thuhet në deklaratën e ambasadës.
Qeveria e Kosovës ka negociuar me Bashkimin Europian një marrëveshje mbi mënyrën e zbatimit të ligjit për të huajt dhe për automjetet, duke marrë parasysh ndikimin tek komuniteti serb në vend. Sipas marrëveshjes, do të ofrohen leje të përkohshme qëndrimi dhe do të njihen letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia për një periudhë 12-mujore.
Këtë marrëveshje e kanë përshëndetur edhe ambasadat e tjera të huaja në Kosovë. Zbatimi i plotë i ligjit nisi të dielën, duke u paraprirë nga një periudhë ndërgjegjësimi që nisi në muajin janar.
Top Channel