Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje. Sri Lanka dhe Mianmari nisin kufizimet Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar sot se do të rikandojë për drejtimin e partisë edhe për katër vitet e ardhshme, gjatë procesit zgjedhor që do të zhvillohet në 23 maj.
“Kush të tha që jo? Po si e bën këtë pyetje. Kaq përgjigja”-ishte përgjigjja e Berishës ndaj pyetjes në konferencën e sotme për shtyp.
Neni 48 i statutit të PD-së flet për mosrikandidim të kryetarit kur ai ka drejtuar partinë në zgjedhjet e fundit dhe i ka humbur ato.
Megjithatë, për Berishën, ky nuk është rasti, pasi zgjedhjet e vitit të kaluar nuk konsideroheshin të tilla, por një farsë elektorale.
“Neni flet për zgjedhje, jo për fazë elektorale. Nëse ka një realitet, janë zgjedhjet ishin farsë elektorale. Kur zgjedhjet janë normale, është detyra e drejtuesit për dorëheqje”-u shpreh Berisha.
Madje lideri i demokratëve u shpreh i vendosur për të mos e ndryshuar këtë nen, por me saktësimin e vogël, se ai nuk do të përdoret në 23 maj.
“Nuk ka pse ndryshon. Ai nen bën fjalë për zgjedhje. Ndryshimet e statutit janë një proces normal para çdo Kuvendi. Vijnë propozime të ndryshme dhe je i detyruar t’i shqyrtosh ato. Ai nen flet për zgjedhje”.
Top Channel