Bodø/Glimt eliminohet nga Liga e Kampionëve. Ëndrra e ekipit norvegjez, që kishte magjepsur Evropën gjatë gjithë sezonit, mori fund të martën mbrëma në Lisbonë, ku Sporting CP realizoi një nga rikthesat më dramatike të fazës së eliminimit në historinë e kompeticionit.

Pas humbjes 0-3 në takimin e parë, zhvilluar në Aspmyra të Bodøs më 11 mars, portugezët kishin nevojë për një mrekulli. Dhe mrekullia ndodhi. Në “Estádio José Alvalade”, para triave të tifozëve të tyre, Sporting fitoi 3-0 brenda 90 minutave të rregullta me golat e Gonçalo Inácio (minutat 34′), Pedro Gonçalves (61′) dhe Luis Suárez nga penalltia (78′) duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 3-3 dhe duke detyruar kohën shtesë.

Norvegjezët, të cilët kishin nënshtruar Manchester City, Atletico Madrid, Inter dhe Sporting vetë gjatë kësaj aventure të pabesueshme, u gjetën të bllokuar, pa asnjë gol të shënuar në Lisbonë. Presioni i madh i Sporting, me 34 tentativa në portë dhe 72% zotërim topi, nuk u la kurrë të marrin frymë.

Në kohën shtesë erdhi vendimi. Maxi Araujo, i hyrë si zëvendësim, shënoi golin e katërt për Sporting dhe i vendosi “Luanët” për herë të parë përpara në rezultatin e përgjithshëm 4-3 në favor të portugezëve. Bodø/Glimt nuk arriti të reagojë më. Ndërkohë që në fund në minutën e 120, Rafel Nel shnënoi edhe golin e 5-të, për rezultatin e përgjithshëm 5-3

Kështu, Sporting CP kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me fituesin e çiftit Arsenal-Bayer Leverkusen. Ndërkohë, Bodø/Glimt largohet me kokën lart. Klubi nga qyteti i vogël norvegjez i bregut arktik ka shkruar histori këtë sezon duke mposhtur gjigantë europian dhe ëndrra e tyre, edhe pse mbaroi këtë mbërmje, do të mbahet mend gjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB