“Ti je marrë me trupin tim”/ Debat mes Juelës dhe Artanit, banori: Nuk të vjen turp të thuash që…

16/03/2026 18:47

Një debat ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip mes Artanit dhe Juelës.

Gjatë debatit Artani i tha Juelës se ka qenë Rogerti që i ka përmendur trupin.

Ndërkohë Juela e hedh poshtë një gjë të tillë dhe i kthehet duke i thënë se komente për trupin e saj ka dhënë vetë Artani.

Pjesë nga debati: 

Juela: Ti i ke thënë si të duket Juela. Në rregull? Ti je marrë me trupin tim o Tani, duke bërë komente.

Artani: Kush e tha fjalën aty? O mashtruese!

Juela: Nuk të kam thënë as pervers, as maniak, as nuk kam përfituar.

Artani: Kush e ka thënë? Ishte dhe Stenaldo këtu.

Rogerti: Prapë je duke e përmendur trupin.

Juela: Brikena të ka thënë pervers e të gjitha, unë jo. Unë shikoj përtej. Të betohem për këtë mëngjes që nuk të flas më. Për mua nuk ekziston, nuk kam asnjë lloj konsiderate për ty.

Artani: Trupin t’a përmendi

Juela: Ti që bën këshilltarin sikur po më mbron.

Artani: Unë e di kush je ti.

Juela: Jo, ti nuk e di kush jam unë.

Artani: Ti je Juela e 12 janarit deri 20 janar kur erdhi ai ordineri, por ke ndryshuar dhe nuk te vjen turp të thuash që po ma ka thënë te cepi

Juela: Nuk të vjen turp, je xheloz se kam aftësitë e mija

Top Channel

DIGITALB DIGITALB