Surpriza e çmimeve Oscar, triumfon aktorja nga Kosova Luana Bajrami me filmin me metrazh të shkurtër Kostandin Tashko është vlerësuar si një nga talentet më premtues të gjeneratës së tij në pianizmin ndërkombëtar.
Laureat i disa konkurseve prestigjioze, ai ka performuar në disa nga sallat më të njohura koncertore në Europë.
Ndërsa këtë të martë ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku do të interpretojë për herë të parë me orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Ai do të luajë dy vepra të kompozitorëve Sergei Prokofiev dhe Sergei Rachmaninoff, që spikasin për fuqinë dramatike dhe pasurinë e ngjyrave orkestrale.
“Është kënaqësi sepse në këtë debutim do të luaj Koncertin nr. 2 të Prokofiev, që është i famshëm, por që në Shqipëri njihet pak”, tha pianisti Kostandin Tashko.
Tashko është një ndër artistët më të rinj shqiptarë të emëruar profesorë në konservatorët muzikorë italianë që prej moshës 24-vjeçare, por skena mbetet për të dashuria më e madhe.
“Jam pedagog prej pesë vitesh në Itali, por prioriteti im mbetet të performoj në skena, ka qenë ajo që kam dashur që i vogël”.
Për pianistin, talentet e reja meritojnë më shumë vëmendje.
“”Ne kemi vërtet shumë talente dhe fatmirësisht tani po fillojmë të kemi infrastrukturën e duhur për t’i dhënë këtyre talenteve mundësi që të zhvillohen në mënyrë më profesionale. E ardhmja duhet të jetë më e mirë”.
Koncerti instrumental simfonik nis të martën në orën 19:00, me orkestrën e Teatrin të Operas që do të drejtohet nga dirigjenti Sergio Alapont.
Top Channel