Pedro Neto nuk do të skualifikohet për shtyrjen që i dha një mbledhësi topash gjatë ndeshjes së parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve me Paris Saint Germain.

Pasi bëri të ditur hapjen e një procesi disiplinor, Komisioni i Disiplinës së UEFA vendosi të  mos e skualifikojë futbollistin e Chelsea dhe të mjaftohet vetëm me një qortim për të

Pas shtyrjes, mbledhësi i topave ra në tokë  dhe rreth Pedro Netos u krijua një kaos i vërtetë dhe loja u ndal për disa çaste. ‘Po humbisnim dhe nën emocionet e ndeshjes, doja të merrja topin me shpejtësi dhe i dhashë një të shtyrë të vogël-ishte shpjegimi i Netos-ishte një moment me shumë tension dhe dua të kërkoj ndjesë. I dhashë fanelën time. Më vjen vërtet keq, ndjej detyrimin t’i kërkoj falje’.

Arbitri nuk e sanksionoi Pedro Neton, por UEFA nisi hetimet disiplinore për portugezin për sjellje antisportive, por nuk e skualifikoi por thjesht qortoi futbollistin portugez. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB