LIVE/ Trump kërcënon NATO-n, Gjermania dhe Britania refuzojnë Presidentin amerikan: S’kemi lidhje me Hormuzin! Mojtaba Khamenei në gjendje kritike
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar se vendi i saj nuk planifikon të ndërhyrje ushtarakisht në ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se një hap i tillë do të nënkuptonte përfshirje më të thellë në konfliktin e Lindjes së Mesme.
Gjatë një interviste në emisionin televiziv Quarta Repubblica në Rete 4, Meloni u shpreh se aktualisht ajo që Italia mund të bëjë është të forcojë misionin detar “Operacioni Aspides” në Deti i Kuq.
“Sot ajo që mund të bëjmë është të përforcojmë misionin Aspides, pra po flasim për Detin e Kuq. Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, situata është më e ndërlikuar, sepse do të thoshte të bëhej një hap drejt përfshirjes në konflikt”, u shpreh ajo.
Megjithatë, kryeministrja theksoi se për Italinë mbetet thelbësore garantimi i lirisë së lundrimit në rrugët detare ndërkombëtare, një çështje që sipas saj është diskutuar edhe me partnerët ndërkombëtarë.
Top Channel