Në prag të nisjes së sezonit turistik, Rama takon deputetët e Vlorës dhe drejtuesit e pushtetit vendor
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një telefonatë me homologun Timco Mucunski, ku është diskutuar për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se integrimi evropian i dy vendeve dhe Ballkanit Perëndimor është me rëndësi strategjike dhe përfaqëson investim më të mirë në stabilitet dhe siguri, si për rajonin dhe për BE.
Postim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në X:
Këtë mëngjes pata një telefonatë të parë të dobishme dhe produktive me kolegun tim @TimcoMucunski, duke riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për ne, Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj dhe mik, por edhe një aleat i çmuar i #NATO-s dhe një partner i ngushtë rajonal.
Në përvjetorin e tragjedisë në #Koçan, përsërita solidaritetin tonë dhe angazhimin e fortë të Shqipërisë për të qëndruar pranë institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në momentet që kërkojnë solidaritet, mbështetje të ndërsjellë dhe bashkëpunim më të fortë rajonal.
Ramë dakord se #integrimi evropian i dy vendeve tona – dhe i të gjithë Ballkanit Perëndimor – është me rëndësi strategjike dhe përfaqëson investimin më të mirë në stabilitet dhe siguri, si për rajonin tonë, ashtu edhe për Bashkimin Evropian.
Riafirmuam gjithashtu rëndësinë e madhe të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, gurthemel i bashkëjetesës ndëretnike dhe stabilitetit institucional në vend. Në këtë drejtim, nënvizova rëndësinë e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e #Gjuhëve, duke përfshirë përdorimin e #gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, përmes zgjidhjeve që respektojnë parimet kushtetuese dhe pasqyrojnë karakterin shumëetnik të vendit.
Top Channel