Lufta në Lindjen e Mesme, Trump për liderin e ri të Iranit: Nuk e di askush nëse është gjallë apo ka vdekur

16/03/2026 21:07

Presidenti amerikan, Donald Trump u tha gazetarëve sot se nuk e di nëse udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, i cili nuk është shfaqur në publik në ditët që nga njoftimi i emërimit të tij, është gjallë.

“Dua të them, shumë njerëz thonë se ai është shpërfytyruar keq, ata thonë se ai humbi këmbën, njërën këmbë, dhe ai është i lënduar shumë keq, njerëz të tjerë thonë se ai ka vdekur, askush nuk po thotë se është 100% i shëndetshëm”, tha Trump nga Shtëpia e Bardhë.

“Pra, kjo mund të jetë për shumë arsye të ndryshme. Ne nuk e dimë … nëse ai ka vdekur apo jo. Askush nuk e ka parë, gjë që është e pazakontë”, vazhdoi presidenti.

Khamnei pësoi një frakturë në këmbë dhe lëndime të tjera të lehta në ditën e parë të fushatës së bombardimeve të SHBA-së dhe Izraelit, tha një burim i njohur me situatën për CNN. Khamenei, 56 vjeç, mori gjithashtu një mavijosje rreth syrit të majtë, si dhe gërvishtje të vogla në fytyrë, tha burimi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB