Forcat e armatosura izraelite njoftuan se gjatë natës kanë shkatërruar një avion të përdorur më parë nga ish-udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei, në aeroportin Mehrabad të Teheranit.
Sipas ushtrisë izraelite, avioni ishte përdorur gjithashtu nga zyrtarë të lartë iranianë dhe personel ushtarak për të koordinuar blerjet e armëve dhe bashkëpunimin me vendet aleate.
Përveç avionit, një nga objektivat kryesore të operacioneve izraelite mbeten lançuesit e raketave në Iran. Raportimet e fundit tregojnë se rreth 70% e këtyre sistemeve janë shkatërruar ose janë bërë jo funksionale.
Veprimet e Izraelit vijnë në një moment të tensionuar në rajon, ndërsa autoritetet izraelite theksojnë se do të vazhdojnë operacionet për të neutralizuar kërcënimet që lidhen me programet raketore dhe ushtarake të Iranit.
Top Channel