“Kaos” te Bayerni për portën, në Champions kundër Atalantës do të luajë një… 16-vjeçar

16/03/2026 10:25

Bayern Munich po përballet me një krizë të paprecedentë në portë për ndeshjen e kthimit të 16-s së Champions League ndaj Atalantës.

Me tre portierët e skuadrës së parë dhe një të ri U-19 të lënduar, trajneri Vincent Kompany pritet të aktivizojë talentin 16-vjeçar Leonard Prescott.

Pas fitores 6-1 të bavarezëve në ndeshjen e parë, situata e portierëve është përkeqësuar. Portieri  Sven Ulreich, i cili u konsiderua zgjidhja e fundit, pësoi një lëndim të muskujve gjatë barazimit 1-1 me Bayer Leverkusen. Ndërkohë, portieri 18-vjeçar Leon Klanac është jashtë për shkak të një problemi me kofshën.

Në mungesë të katër portierëve më të vjetër dhe më me përvojë, Kompany nuk ka shumë alternativa. Edhe nëse Jonas Urbig do të ishte i gatshëm pas një goditjeje në kokë të marrë në Bergamo, Bayern me avantazhin e madh nga ndeshja e parë nuk pritet të rrezikojë.

Kjo do të shënojë debutimin e mundshëm të Prescott për ekipin e parë të Bayernit në Champions League. Gjermani i lindur në New York ka luajtur 16 ndeshje këtë sezon për ekipin U-19, duke pësuar 30 gola, dhe tashmë ka një gjatësinë mbresëlënëse prej 1.96 metrash.

Burime nga klubi theksojnë se stafi dhe bashkëlojtarët kanë besim të plotë te i riu dhe janë të bindur se ai do të përballet mirë me presionin e madh që e pret në skenën më të madhe europiane.

Mërkuri i ardhshëm mund të jetë dita më e madhe deri tani në karrierën e shkurtër të Leonard Prescott.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB