Pep Guardiola ndryshon papritur rutinën në prag të ndeshjes së kthimit në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve me Realin e Madridit. Trajneri i Manchester City anuloi sesionin stërvitor të skuadrës së tij dhe preferoi të përgatisë përballjen me Los Blancos duke i lënë pushim futbollistë.

Klubi anglez padyshim që u stërvit ditën e diel, por stërvitja klasike një ditë përpara ndeshjes ku 15 minutat e para janë të hapura për median nuk u krye aspak. Nuk është hera e parë që Guardiola e praktikon një masë të tillë.

E ka bërë këtë edhe përpara ndeshjes me Borussia Dortmund, në muajin nëntor dhe rezultati ishte 4-1 për Citizens, një rezultat që në sfidën me Realin e Madridit do të çonte ndeshjen në kohë shtesë. Por një praktikë e tillë nuk është e zakonshme për skuadrat që luajnë në Ligën e Kampioneve

Zakonisht skuadrat angleze stërviten në qendrat e tyre stërvitore si në ndeshjet në shtëpi ashtu edhe ato në transfertë duke hequr dorë nga stërvitja në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Por të mos stërvitesh një ditë përpara sfidës tërheq vëmendjen sepse nuk është një praktikë e zakonshme as në Ligën e Kampioneve dhe as në kampionate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB