Publiku i përgjithshëm mund të blejë biletat e secilës prej finaleve të kompeticioneve të UEFA në rang klubesh. Qeveria e futbollit evropian ka nxjerrë në shitje biletat për të gjitha ndeshjet që do të mbyllin turnetë e saj për 2026; që nga finalja e Champions League të djemve e deri te finalja e këtij kompeticioni për vajza.

UEFA ka përsëritur të njëjtën formulë si në vitet e kaluara duke i dhënë pjesën më të madhe të biletave për tifozët e klubeve finaliste dhe publikut të përgjithshëm

Finalet e kompeticioneve UEFA

UEFA Champions League: 30 maj në Budapest

UEFA Champions League vajza: 23 maj në Oslo

UEFA Europa League: 20 maj në Stamboll

UEFA Conference League: 27 maj në Leipzig

UEFA kërkon që me këto shitje të ketë një impakt të madh te publiku dhe për këtë arsye edhe çmimet e tyre janë reduktuar, në disa prej këtyre ndeshjeve reduktimi është shumë më i madh në krahasim me eventet e tjera.

Finalja e Ligës së Kampioneve do të ketë në total 39 mijë bileta për publikun e përgjithshëm dhe tifozët dhe cmimi i tyre varion nga 70 euro deri në 950(kategoria 1). Kompeticioni më i rëndësishëm për klube do të ketë çmimet më të larta të biletave(180 Euro në kategorinë 2 dhe 650 euro në kategorinë 3)

Finalja e Ligës së Kampioneve të vajzave do të ketë çmimet më të ulëta. Me 20 mijë bileta në total për tifozët dhe publikun, çmimet shkojnë nga 20 euro(kategoria 3) e deri në 70 euro(kategoria 1) ndërkohë që biletat e kategorisë 2 janë 40 euro

Në Europa League, do të shpërndahen 27 500 bileta te tifozët dhe publiku i përgjithshëm me çmime nga 40 euro më ekonomiku te 65 euro(kategoria 3, 160 euro(kategoria 2) dhe 240 euro(kategoria 1), ndërsa në Conference League çmimi i biletave varion nga 25 euro më ekonomiku, në 45 euro(kategoria 3), 140 euro(kategoria 2) dhe 190 euro(kategoria 1) 

Në rastin e tifozëve me aftësi ndryshe, biletat për finalen e Ligës së Kampioneve kushton 70 euro, në Europa League, 40 euro, në Conference League, 25 euro ndërsa në finalen e Champions League për vajza, 20 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB