Conte-Napoli, drejt vitit të tretë të kontratës, por shfaqet Plani B me identikitin e trajnerit të së ardhmes
Ky sezon i Jonathan David te Juventus mund të konsiderohet negativ dhe statistikat në fakt flasin qartë për këtë. Kanadezi në 39 ndeshje është aktivizuar në më pak se 2000 minuta duke shënuat 7 gola dhe dhënë 5 asist dhe kështu që ai mund t’i thotë lamtumirë Zonjës së Vjetër në fund të këtij sezoni.
Përvec rendimentit, një arsye që mund të shtyjë Juventusin të largojë David është edhe e natyrës ekonomike duke qenë se kanadezi erdhi në Torino me parametra zero dhe kështu klubi bardhezi mund të sigurojë plusvalencë me shitjen e kartonit të tin
Merkato e transferimeve; Premier League dhe prapaskena me Nottingham. Në janar, Premier League u shfaq në horizont me Nottingham Forest që tentoi për kanadezin përpara se të kalonte te Lorenzo Lucca, ndërsa Tottenham dhe Ëest Ham kishin punuar për të përpara ofensivës së Juventusit. Pista këto që mund rihapën pas disa muajsh edhe pse sipas ‘Tuttosport’ ka më shumë mundësi që Jonathan David të kthehet në Ligue 1.
Rikthimi në Ligue 1? Dilema mes Lyon të Fonsecas dhe Marseille. Nëse në Francë zërat e çojnë Jonathan David te Lyon duke e lidhur me faktin që Fonseca kishte punuar me të në kohët e Lille, ‘Tuttosport’ kujton se në 2024 kur kanadezi mund të kalonte te Milani, trajneri portugez iu kërkoi drejtuesve kuqezinj të hidhnin sytë nga Morata. Kështu që tani mund të jetë sulmuesi ai që refuzon Fonseca. Në këtë pikë, mbetet Olympique Marseille, e cila nëse do të kthehet në Ligën e Kampioneve do të kërkojë një sulmues që është në gjendje që shënojë 20 gola në sezon për të përforcuar repartin e avancuar me David që në 3 vitet e fundit në Ligue 1 kishte shënuar 26, 26 dhe 25 gola
Kthimi i Jonathan David në Francë mund të jetë zgjidhja më e mirë për të gjithë; për Juventusin sepse do të përfitonte të ardhura të rëndësishme për t’i investuar në objektiva të tjerë të merkatos dhe për vetë futbollistin për të rigjetur besimin që duket se e ka humbur. Kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje nga fundi i sezonit, hipoteza për shitjen e David po merr gjithnjë e më shumë formë, gjithnjë nëse Spalleti nuk ia del të bëjë mrekullinë me futbollistin për këto javë që kanë mbetur.
Top Channel