Conte-Napoli, drejt vitit të tretë të kontratës, por shfaqet Plani B me identikitin e trajnerit të së ardhmes

16/03/2026 15:08

Antonio Conte dhe Napoli po shkojnë drejt vitit të tretë të kontratës mes tyre, por nëse gjërat mes palëve ndryshojnë në mënyrë të papritur, atëherë klubi italian nuk dëshiron që të gjendet i papërgatitur siç ndodhi me Luciano Spalletti, i cili pasi fitoi titullin e Serie A vendosi të largohej nga Napoli edhe pse klubi kishte aktivizuar opsionin e rinovimit të njëanshëm të kontratës.

Identikiti i pasuesit ideal të Contes; italian, i ri dhe me iniciativë. Identikiti i trajnerit të ri të mundshëm është përcaktuar tashmë dhe mësohet se karakteristikat që ai duhet të këtë janë; duhe të jetë italian, i ri në moshë e sidomos duhet të jetë një trajner me një ide të qartë për lojën; të ketë eksperiencë në Serie A edhe pse ky kriter nuk eshtë i detyrueshëm. Edhe nëse ka punuar vetëm jashtë Italisë, nëse një trajner ka këto karakteristika që u përmendën, do të merren parasysh dhe në fund, kandidati duhet të jetë i gatshëm të pranojë filozofinë e klubit.

Është ky plani alternativ nëse pas takimit në fund të sezonit De Laurentiis dhe Antonio Conte do të vendosin që në mënyrë të papritur të ndajnë rrugët mes tyre. Conte deklaroi se ka ndërmend të vijojë punën te Napoli për të respektuar plotësisht kontratën 3-vjeçare. Dhe të njëjtën ide ka edhe klubi sic e pohoi Drejtori Sportiv, Manna dhe palët kanë nisur punën për të projektuar të ardhmen.

Merkato dhe dëmtimet; problemet që duhen zgjidhur nga De Laurentiis dhe Contes. Temat më të nxehta që do të diskutohen në takimin mes presidentit të Napolit dhe trajnerit janë merkatoja dhe situata me dëmtimet që këtë sezon e kanë penalizuar Napolin që për muaj të tëra e privuan skuadrën kampione të Italisë nga lojtarë të një niveli të lartë si Lukaku, De Bruyne, Anguissa, Di Lorenzo, Rrahmani, Gilmour apo David Neres.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB