Zgjedhje për kryetarin e ri të degës së PD edhe në Vlorë, gara mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë

15/03/2026 10:52

Zgjedhjet për Kryetarin e Degës së PD Vlorë, procesi nis i qetë.

Sot, më 15 mars, pranë Degës së Partisë Demokratike në zonën e Skelës në Vlorë, po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të degës së PD Vlorë. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë në 18:00.

Në garë për drejtimin e degës janë dy kandidatë: Nada Meçorapaj, ish-deputete dhe aktualisht sekretare e degës së PD në Vlorë, si dhe Daling Banushi, anëtar i kryesisë së PD Vlorë.

Sipas informacioneve nga vendi i votimit, procesi ka nisur i qetë dhe pa incidente, ndërsa është vënë re edhe një interes  nga anëtarët e Partisë Demokratike në Vlorë për të marrë pjesë në votim.

Në këtë proces zgjedhor kanë të drejtë vote rreth 1500 anëtarë të PD Vlorë, të cilët do të zgjedhin drejtuesin e ri të degës përmes votës së tyre gjatë ditës së sotme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB