LIVE/ Vijon lufta në Lindjen e Mesme! Teherani kërcënon se do të vrasë Netanyahun, ky i fundit publikon video duke pirë kafe. Lideri i Iranit “arratiset” në Moskë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një video në rrjetet sociale për të hedhur poshtë thashethemet që qarkulluan në internet se ai ishte vrarë në një sulm iranian.
Në videon e shpërndarë, Netanyahu falënderon mbështetësit për përkrahjen e tyre, duke theksuar se kjo mbështetje forcon atë personalisht, ashtu edhe qeverinë izraelite dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
“Mbështetja juaj është e jashtëzakonshme, ajo më jep forcë mua, qeverisë dhe IDF-së. Po bëjmë gjëra që nuk mund t’i ndaj tani, por sot ka operacione shumë të fuqishme edhe në Iran dhe Liban”, u shpreh ai.
Më pas, Netanyahu ironizoi thashethemet që po qarkullonin në rrjetet sociale për vdekjen e tij.
“A doni të numëroni gishtat e mi? Mund t’i shihni këtu… dhe këtu. Shihni? Shumë mirë”, tha ai me humor në video.
Videoja u publikua pasi në rrjetet sociale u përhapën raportime të paverifikuara që pretendonin se Netanyahu ishte vrarë gjatë një bombardimi iranian. Disa teori konspirative shpërndanë edhe video duke pretenduar se ai shfaqej me gjashtë gishta, duke e paraqitur këtë si “provë” të pretendimeve për vdekjen e tij.
Ndërkohë, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi në faqen e saj zyrtare “Sepah News” se nëse Netanyahu është gjallë, ai do të vazhdojë të jetë objektiv i sulmeve.
“Nëse ky kriminel që vret fëmijë është gjallë, ne do ta ndjekim dhe do ta eliminojmë me gjithë forcën tonë”, thuhet në deklaratë.
אומרים שאני מה? צפו >> pic.twitter.com/ijHPkM3ZHZ
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) March 15, 2026
Top Channel