Como fiton ndeshjen direkte me Romën për një vend në zonën Champions e vlefshme për javën e 29 të Serie A. Në Sinigaglia skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas arriti të fitojë më përmbysje me rezultatin 2-1 ndaj verdhekuqve dhe tani është e vetme në vendin e katërt të klasifikimit.

Fillimi i ndeshjes ishte perfekt për  Romën që mori avantazhin që në minutën e 7 kur Malen ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga El Sharaawy. Në pjesën e dytë Como e ndryshoi krejt rrjedhën e sfidës. Douvikas i aktivizuar pikërisht në fillimin e 45 minutave të dyta barazoi rezultatin në 1-1, ndërkohë që në minutën e 64, Wesley që e kishte marrë më parë një karton të verdhë, e mori sërish një të tillë dhe si rrjedhojë u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë Romën me 10 futbollistë.

Como e shfrytëzoi superioritetin numerik dhe në minutën e 79 shënoi edhe golin e dytë me Diego Carlos duke marrë kryesimin në rezultat. Në minutat e fundit Da Cunha kishte shansin e artë për të shënuar edhe golin e tretë por u ndal nga tramversa. Gjithsesi, sfida u mbyll 2-1 për Comon që shkon në kuotën e 54 pikëve, 1 më shumë se Juventusi dhe 3 më shumë se Roma

Top Channel

DIGITALB DIGITALB