LIVE/ Vijon lufta në Lindjen e Mesme! Teherani kërcënon se do të vrasë Netanyahun, ky i fundit publikon video duke pirë kafe. Lideri i Iranit “arratiset” në Moskë

15/03/2026 18:57

Lufta në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet, ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm në orët e fundit.

Gardat Revolucionare iraniane kanë kërcënuar drejtpërdrejt kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se do të vazhdojnë ta “ndjekin dhe ta vrasin”, sipas mediave shtetërore iraniane.

Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë ndërmarrë edhe një operacion të gjerë sigurie brenda vendit. Sipas raportimeve, 20 persona janë arrestuar në qytetin Urmia, të akuzuar për spiunazh dhe për dërgimin e vendndodhjeve të objekteve ushtarake, policore dhe të sigurisë drejt Izraelit.

 

18:51 Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë për një operacion në këmbë pasi pësoi lëndime të rënda gjatë sulmeve ajrore, sipas raportimeve të medias së Kuvajtit “Al-Jarida”.

18:34 Sulm me dron në bazën ajrore në Kuvajt, shkatërrohet një avion ushtarak italian

Një sulm me dron ka goditur sot bazën ajrore Ali Al Salem në Kuvajt, ku janë të vendosura forca ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, duke shkatërruar një avion të telekomanduar të Forcave Ajrore italiane.

18:08 U aludua se ishte vrarë gjatë një sulmi iranian, kryeministri izraelit pi kafe i qetë dhe tallet, publikohen pamjet

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një video në rrjetet sociale për të hedhur poshtë thashethemet që qarkulluan në internet se ai ishte vrarë në një sulm iranian.

17:20 Ndërprerja e vazhdueshme e internetit si pasojë e luftës, bie rrjeti kryesor i telekomunikacionit në Iran

Një nga rrjetet kryesore të telekomunikacionit në Iran ka rënë ndjeshëm, sipas të dhënave të publikuara nga organizata e pavarur e monitorimit të internetit NetBlocks.

16:57 Irani ‘thyen” heshtjen: Nuk kemi kërkuar kurrë armëpushim apo negociata me SHBA-në

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka kërkuar asnjëherë armëpushim apo negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kundërshtuar pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje për armëpushim.

16:08 Tensionet e përshkallëzuara me Iranin/ Si do të sigurohet Ngushtica e Hormuzit, Britania nis shqyrtimin e opsioneve

Mbretëria e Bashkuar po shqyrton çdo mundësi për të ndihmuar në sigurimin dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe bllokimit të kalimit nga Irani.

16:03 Sulme ndaj naftës iraniane, Teherani kërcënon bankat amerikane në rajon

Irani ka paralajmëruar se degët e bankave amerikane në rajon mund të kthehen në objektiva nëse sulmohet infrastruktura e naftës ose energjisë iraniane.

15:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli miraton 827 mln dollarë shtesë për blerje emergjente ushtarake

Kabineti izraelit ka vendosur të shpenzojë 827 milionë dollarë shtesë për blerje emergjente ushtarake, kjo sipas raportimit të mediave lokale.

15:48 “Sa qesharake”, kryetari i Parlamentit iranian tallet me deklaratat e Trump: Na ka mundur 9 herë në dy javë

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, ka ironizuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka pretenduar se SHBA-të e kanë mposhtur Iranin.

15:35 Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut pas paralajmërimeve për sulme: Po rrezikoni jetën tuaj

Autoritetet izraelite kanë lëshuar urdhra evakuimi për disa lagje në periferi të Bejruit, duke paralajmëruar banorët që të largohen “menjëherë” përpara sulmeve të mundshme.

15:20 Emiratet e Bashkuara Arabe rrëzojnë raketa dhe dronë iranianë, 6 viktima që nga nisja e konfliktit

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se kanë rrëzuar katër raketa balistike dhe gjashtë dronë të lëshuar nga Irani në sulmet e fundit.

14:25 “Do të ndjekim dhe vrasim Netanyahun”/ Trump reagon pas kërcënimeve të Iranit: Nuk jemi në kushte për paqe

Në ditën e 16 të konfliktit me Iranin, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se fundi i luftës mund të jetë i afërt, por sipas tij kushtet për një marrëveshje nuk janë ende të favorshme.

12:49 Trumpi u kërkon ndihmë aleatëve, u bën thirrje për anije luftarake në Hormuz dhe kritikon Zelenskyn: Ky njeri nuk do marrëveshje

Shtetet e Gjirit Persik raportuan sulme të reja me raketa dhe dronë këtë të diel, pasi Teherani kërcënoi se do t’i zgjerojë sulmet e tij dhe bëri thirrje për evakuimin e tre porteve kryesore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

12:18 Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet SHBA, zbardhet plani për të ndihmuar aleatët amerikanë në Lindjen e Mesme

Sir Keir Starmer mund të dërgoj mijëra interceptore dronësh në Lindjen e Mesme për të përballuar armët iraniane të cilat janë bërë pengesë e fushatës ushtarake amerikano-izraelite në luftën në Iran, që sipas burimeve ushtarake britanike do i kundërpërgjigjen “aksit të agresionit” mes Rusisë dhe Iranit.

11:33 Valë sulmesh izraelite ndaj objektivave iraniane, Teherani nis sulme hakmarrëse me dronë ndaj Izraelit

Valët e sulmeve mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë nisur një valë të madhe sulmesh kundër objektivave iraniane në perëndim të vendit.

10:39 Ministri i Jashtëm i Iranit hedh poshtë zërat: Mojtaba Khamenei gëzon shëndet të plotë, kontrollon situatën e luftës

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka hedhur poshtë zërat se lideri i ri i vendit është plagosur, duke thënë se Mojtaba Khamenei gëzon “shëndet të mirë” dhe “e kontrollon plotësisht situatën”.

10:29 Për Iranin, ky konflikt ka të bëjë me mbijetesën, BBC: Ja cilat janë avantazhet e Teheranit

Në këtë përshkallëzim të tensioneve në Lindjen e Mesme, Irani ka dy avantazhe kyçe: gjeografinë dhe qëndrueshmërinë e regjimit.

Edhe pse fuqia ushtarake e SHBA-së, duket shumë më e madhe, analiza e fitoreve vetëm bazuar në objektivat e goditura ose komandantët e vrarë është e gabuar. Ky konflikt nuk është thjesht për dominim ushtarak, për Iranin, bëhet fjalë për mbijetesën e regjimit, analizon BBC.

09:10 Dyshohen se ndanë vendndodhje ushtarake për Izraelin, arrestohen 20 persona në Iran

20 persona janë arrestuar në veri të Iran, pasi dyshohet se kanë ndarë informacione të ndjeshme për Izraelin.

08:57 Ambasada amerikane në Irak paralajmëron qytetarët e saj: Largohuni menjëherë nga rajoni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga disa vende të Lindjes së Mesme, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten.

08:46 Irani kërcënon liderin izraelit, zotohet për ndjekjen dhe vrasjen e Netanyahut

Ushtria iraniane ka lëshuar një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se do ta “ndjekë dhe do ta vrasë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB