Sulm me dron në bazën ajrore në Kuvajt, shkatërrohet një avion ushtarak italian
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka kërkuar asnjëherë armëpushim apo negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kundërshtuar pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje për armëpushim.
Në një intervistë për programin “Face the Nation” të CBS News, Araghchi tha se Irani nuk sheh arsye për të zhvilluar bisedime me Uashingtonin, duke theksuar se dialogu mes palëve ishte duke vazhduar edhe në momentin kur, sipas tij, SHBA vendosi të ndërmarrë sulme.
“Ne kurrë nuk kemi kërkuar armëpushim dhe as negociata. Nuk shohim arsye pse duhet të bisedojmë me amerikanët, sepse ne po bisedonim me ta kur ata vendosën të na sulmojnë, dhe kjo ishte hera e dytë”, u shpreh ai.
Kryediplomati iranian shtoi se konflikti aktual është një luftë e zgjedhur nga presidenti amerikan Donald Trump dhe nga Shtetet e Bashkuara.
“Ky është një konflikt i zgjedhur nga Presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa ne do të vazhdojmë të mbrojmë veten”, deklaroi Araghchi.
Top Channel