LIVE/ Vijon lufta në Lindjen e Mesme! Teherani kërcënon se do të vrasë Netanyahun, ky i fundit publikon video duke pirë kafe. Lideri i Iranit arratiset në Moskë për kurim, ftesën ia bëri personalisht Putini
Princ Leka II i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Blerta Celibashin, me një ceremoni private.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pallati Mbretëror me një njoftim zyrtar, ku zbulon edhe fotografitë e bëra në Kështjellën Apponyi në Sllovaki.
“Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i Shqiptarëve, me Zonjushën Blerta Celibashi.
Martesa u kremtua në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin e saj intim dhe solemn.
Fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki. Përzgjedhja e këtij mjedisi historik, rezidencë e familjes fisnike të Lartmadhërisë së Saj Mbretëreshës Geraldinë, u bë për të nderuar trashëgiminë e saj të çmuar dhe origjinën hungareze, e cila mbetet një pjesë e pandarë e historisë së Familjes Mbretërore Shqiptare.
Pas martesës, Princeshë Blerta do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve. Familja Mbretërore e ndan këtë lajm të gëzueshëm me kombin shqiptar dhe me miqtë e saj anembanë botës”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Top Channel