Pas anulimit të ‘Finalissima’, Spanja gjen kundërshtar për ndeshjen e 27 marsit
Federata Argjentinase e Futbollit i përgjigjet UEFA për anulimin e ‘Finalissima’ mes Spanjës, kampione e Evropës dhe Argjentinës, kampione e Amerikës Latine, një sfidë që fillimisht ishte programuar të luhej në 27 mars në Katar, por që tani nuk do të zhvillohet për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy organizmave
Në një komunikatë për shtyp, qeveria e futbollit argjentinas shpjegoi se ka qenë gjithnjë e disponueshme për të zhvilluar ndeshjen në fushë neutrale dhe se zhvillimi i një ndeshjeje unike në Madrid do të thyente principin e korrektesës dhe nuk do të ishte një fushë neutrale.
‘Në momentin që erdhi propozimi për të luajtur në fushë neutrale, në Itali në 27 mars, Argjentina pranoi idenë pa asnjë kundërshtim, me përjashtim të datës duke sugjeruar 31 marsin-theksonte më tej AFA në komunikatën e saj-për fat të keq UEFA bëri të ditur se zhvillimi i kësaj ndeshjeje në 31 mars, 4 ditë më vonë nga data e programuar fillimisht nuk ishte e mundur dhe kështu Finalissima u anulua’
Top Channel