“Eva Dumani nuk kthehej, thoshte se ka amanetin e babit”/ Exclusive, shqiptarja e rekrutuar nga Xhihadi që u riatdhesua: E njoh personalisht, gjyshja e tyre…
Dëshmitë e mbledhura nga Gjykata e Posaçme në Tiranë dhe shkesat e përcjella nga FBI flasin për prova biometrike, dhe emrat e shqiptarëve të burgosur si anëtarë të ISIS, të dhëna këto të administruara në fashikujt e SPAK sipas këtij formati, megjithëse burgjet siriane i provuan edhe fëmijë të pafajshëm si Abdi.
I paraburgosuri u regjistrua në mënyrë biometrike nga Byroja Federale e Hetimit të SHBA-së në burgun Sad Teshreen në Al Hasakah, Siri, për bashkëpunim për kryerjen e aktivitetit terrorist dhe si anëtar i vetëshpallur i Shtetit Islamik të Irakut dhe Ash Shamit (ISIS).
Ndonëse të dhënat tregojnë se tetë prej tyre gjenden ende në burgjet Siriane, në Shqipëri vazhdon i hapur procesi për akuzat e pjesëmarrjes në organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në luftimet e huaja ndaj 14 shqiptarëve: Shyqyri Kaca, Saimir Kaca, Enes Kaca, Ditar Bala, Bajram Sulaj, Fatbash Taushani, Ali Balliu, Arber Stehasani, Usejd Stehasani, Etion Zani, Nertil Hysenllari, Ledio Mehmeti, Erion Luto, Erdet Koro.
“Po shkoja 13 vjeç ishim në Al Hol, nuk ishte e mirë për ata, na çuan në burg, dy vjet në burg, aty erdhi një kosovar për një maqedonas dhe ndenja aty më thirri dhe u habita. Pastaj kisha dy vjet pa folur shqip, u takova me ata. Se dinin që unë ekzistoja mori të dhënat tha do flas me shtetin shqiptar”, tha Abdi gjatë bisedës me gazetaren Anila Hoxha.
Nga ana tjetër për autoritetet raportohet se janë të vrarë gjatë luftimeve 30 shtetas.Por me gjithë të dhënat e siguruara nga burimet alternative si agjencitë e huaja, ose nga dëshmitë e shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria SPAK vazhdon t’i mbajë të hapura dosjet në adresë të shtetasve që raportohet se janë vrarë gjatë luftimeve.
“Ai punonte si marangoz kishim një rrogë të kënaqshme, kishte punishten e vet, mirëpo pati atë idenë ose ndoshta kurioziteti dhe mendimet që u përhapën që t’ju jepja ndihmesa popullit të Sirisë. Djali ishte i vogël gati katër muajsh, diçka e tillë, dhe më thotë, populli i Sirisë po vuan ka shumë padrejtësi dhe ajo ideja e fjalës që duhet të ndihmojmë dikë që është në vështirësi. Kisha frikën time se po shkonte në një lufte dhe arriti të shkonte me pretekstin do vete për tre muaj dhe do kthehem. Më tha që hajde të takohemi dhe do çmallemi dhe u nisëm me këtë itinerar.
Mirëpo qëndrimi dhe vajtja shkoi mirë mirëpo ideja më thoshte, në fillim më thoshte që nuk është luftë ka spitale dhe ju s’do rrini përgjithmonë këtu dhe vajta me tre fëmijët. Gjatë qëndrimit atje im shoq u plagos në krah. Ndodhi edhe që u vra. Aty filloi kalvari im. Rregullat ishin që gruaja ishte e kufizuar nuk duhet të dilte, por nëse shkoje në spital duhet të të shoqëronte një mashkull dhe në këtë situate u martova përsëri dhe në një situatë lufte gjithsecili vrapon për të shpëtuar.
Vendosa të martohem përsëri për të qenë disi më të mbrojtur, por kam një fëmijë me të dhe sapo kam lindur vajzën ai vritet në luftë. Ishte humbje që pasoja dhe vështirësia vinte duke u shtuar. Më erdhën në shtëpi këto gratë që nuk u jetojnë burrat dhe më kanë çuar në një vend tjetër. Gjendja u bë shumë kaotike dhe doli jashtë kontrollit, kishte njerëz që vuanin nga uria dhe flinin në qiell të hapur. U bë një marrëveshje që të dilnin kush dëshiron.
Mirëpo të fusnin të kampet e kurdëve, aty vendosa të futesha në kamp do ishte më mirë. Në kampin e Al Hol ishte sfida më e madhe sepse, në qoftë se sfida atje ishte për mbijetesë, këtu ishte mbijetesë zgjuarsi, dhe frikë nga ushtarë. Ushtarët mund tu fusnin nëpër çadra, me pak zgjuarsi arrita të merrja një, telefon”, tha Edlira gjatë intervistës me gazetaren Anila Hoxha.
“Një rast shumë i vështirë ka patur probleme edhe të aftësisë së kufizuar, ishte në karrocë me rrota, e kemi patur shumë problem strehimin e saj. se na duhej një banesë me aksesueshmërinë”, tha Migena Kokeri-drejtoreshë e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, Bashkia Tiranë.
Shumica e atyre që u larguan drejt Sirisë u indoktrinuan nga nëntë anëtarë të grupit të emëruar si si imamët e vet-shpallur të cilët u dënuar në total me 109 vite. Pasoja që po i vuajnë ende ata që ranë peng i ligjëratave, mes tyre edhe familjarë të tyre.
“Kam mamin atje, kam vëllain 18 vjeç, motrën 15 vjeçe, kam dy vëllezërit e vegjël njëri 3 vjeç dhe tjetri 6. Ata kanë ndryshuar nga kampi Al Hol në Iglib, atje po jetojnë atje. Normal që jam i shqetësuar për ta, sepse ngelet një vend i rrezikshëm, do ishte më e mira të kthehen edhe ata”, tha Abdi.
Dhe derisa të gjithë fëmijët të kthehen, veç përpjekjeve që përfshijnë çdo mënyrë, një gjyshe tjetër është zhvendosur në Siri. Ajo quhet Hajrie Taushani, nipat e saj quhen Abdulla dhe Hafsa.
Top Channel