Irani ‘thyen” heshtjen: Nuk kemi kërkuar kurrë armëpushim apo negociata me SHBA-në 15/03 16:57
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se kanë rrëzuar katër raketa balistike dhe gjashtë dronë të lëshuar nga Irani në sulmet e fundit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Emirateve, që nga fillimi i konfliktit janë interceptuar gjithsej 298 raketa balistike, 15 raketa kruiz dhe 1,606 dronë.
Autoritetet bëjnë me dije se sulmet kanë shkaktuar 6 viktima dhe 142 të plagosur, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta dhe të moderuara.
Vendet e Gjirit kanë shtuar masat e mbrojtjes ajrore, ndërsa tensionet në rajon vijojnë të mbeten të larta për shkak të përshkallëzimit të sulmeve.
Top Channel