Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia
Inter dhe Cristian Chivu do të vazhdojnë së bashku. Dëshira për të fituar titullin në Serie A dhe Kupën e Italisë, nuk do të ndryshojë planet e Interit, duke parë se qëndrimi i trajnerit në pankinën zikaltër sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’ nuk lidhet me fitoren e trofeve.
Përkundrazi, Chivu ka një kontratë që skadon në 30 qershor të 2027 që mund të rinovohet për t’i dhënë akoma më shumë forcë trajnerit për sezonin e ardhshëm dhe për t’i dhënë mundësi rumunit që të mos e nisë kapitullin e dytë me skuadrën milaneze, 12 muaj përpara skadencës së marrëveshjes mes tyre
Një situatë që nuk ka ndryshuar as pas humbjes në derbi, kur diferenca +10 mund të ishte +13 por që në fakt u bë +7 pikë duke ringjallur shpresat e Milanit për të tentuar fitoren e titullit. Drejtuesit e Interit janë shumë të kënaqur me punën e Chivu dhe pozicioni i tij është më solid më shumë se kurrë.
Ndërkaq, ndeshja me Atalantën bëhet shansi perfekt për të rinisur gjithçka ndaj të vetmes skuadër italiane që ka arritur në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. Interi dëshiron të kthehet te suksesi për të ushtruar presion mbi Milanin që do të luajë të dielën në Olimpico ndaj Lazios.
Top Channel