Milan, Allegri këmbëngul: Për Ligën e Kampioneve na duhen edhe 5 fitore, shpresojmë që Sheva të na sjellë fat…
Eden Hazard është vënë në shënjestrën e drejtësisë belge. Ish mesfushori i Chelsea dhe Realit të Madridit, tashmë 35 vjeç, së fundmi është bërë amabasadori i kompanisë ndërkombëtare të basteve ‘Stake’ që në Belgjikë është ilegale pasi nuk ka licencë me Hazard që rrezikon të shkojë në proces gjyqësor.
Megjithatë, ish futbollisti belg është zgjedhur si ambasador global i kësaj kompanie dhe në profilin e tij në Instagram e ka lënë të qartë se Stake nuk është e disponueshme në Spanjë ku edhe ai banon dhe në Belgjikë.
‘Stake’ është një kompani me aktivitet në nivel botëror që ka bashkëpunuar edhe me futbollistë të tjerë si Iker Casillas apo Sergio Aguero duke i pasur si imazhin e saj.
Gjithsesi në shumë vende të tjera, ‘Stake’ nuk është ilegale. Për shembull, në Angli, kompania e basteve ka qenë edhe sponsor i Everton, klub i Premier League. Po kështu, deri sezonin e kaluar ‘Stake’ ka qenë sponsor edhe në Formula 1 te skuadra Stake F1 Team Kick Sauber, skuadër që më pas u ble nga Audi.
Top Channel