Kategoria e Parë/ Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci bëjnë detyrën, ndizet edhe lufta për mbijetesë (Rezultatet + Renditja)

14/03/2026 17:25

Janë luajtur të gjitha ndeshjet e javës së 26-të të Kategorisë së Parë, ku ekipet pretendente bënë detyrën.

Në Fier, Skënderbeu mundi me një gol skuadrën e Apolonisë, duke ruajtur kreun dhe distancën nga ndjekësit.

Laçi i vendit të dytë gjithashtu u mjaftua me një gol përballë Korabit në transfertë, ndërsa Pogradeci i vendit të tretë mundi 2-3 ekipin e Besës.

Iliria triumfoi përballë Kastriotit me rezultatin 1-0, ndërsa sfidat Burreli-Kukësi dhe Lushnja-Luftëtari nuk prodhuan gola.

REZULTATET:

Apolonia 0-1 Skënderbeu

Besa 2-3 Pogradeci

Korabi 0-1 Laçi

Burreli 0-0 Kukësi

Iliria 1-0 Kastrioti

Lushnja 0-0 Luftëtari

RENDITJA:

*Iliria – 37 pikë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB