Edhe Durrësi i është bashkuar festimeve të Ditës së Verës, me aktivitete dhe atmosferë festive në qendër të qytetit.

Sheshi kryesor është veshur me dekor shumëngjyrësh pranveror, ndërsa qytetarë të shumtë kanë zgjedhur të shëtisin dhe të shijojnë atmosferën e festës.

Në shesh është hapur edhe një panair me produkte artizanale, ku ekspozohen punime të ndryshme tradicionale dhe suvenire, ndërsa nuk mungojnë as simbolikat e kësaj dite, si veroret dhe ëmbëlsirat tradicionale, ballokumet e Elbasanit.

Festimet pritet të vijojnë edhe në orët në vazhdim, pasi për pak minuta në qendër të qytetit do të nisë edhe koncerti festiv që do të sjellë muzikë dhe atmosferë për qytetarët.

Gjallëri dhe në bregdet, ku dita plot diell fton vendas e vizitorë të ndryshëm të kalojnë bukur këtë ditë feste dhe fundjavën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB